VV nënshkruan koalicionin me Guxo, Alternativa dhe PDSHK: Ndër vite, kemi kontribuar në mbrojtjen e interesit publik dhe në ruajtjen e karakterit republikan të shtetit

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit do të garojë së bashku me partitë Guxo, Alternativa dhe PDSHK, duke formuar një koalicion. Sipas njoftimit të partisë, kjo bashkëpunim synon forcimin e institucioneve, avancimin e demokracisë dhe sigurimin e një qeverisjeje transparente dhe me përgjegjësi ndaj qytetarëve. Koalicioni synon…

Lajme

05/12/2025 20:43

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit do të garojë së bashku me partitë Guxo, Alternativa dhe PDSHK, duke formuar një koalicion.

Sipas njoftimit të partisë, kjo bashkëpunim synon forcimin e institucioneve, avancimin e demokracisë dhe sigurimin e një qeverisjeje transparente dhe me përgjegjësi ndaj qytetarëve. Koalicioni synon të sjellë një vizion të përbashkët dhe prioritete të qarta për udhëheqjen e vendit në mandatet e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Të katër subjektet, siç thuhet, kanë kontribuar gjatë viteve në mbrojtjen e interesit publik, avancimin e barazisë qytetare dhe ruajtjen e karakterit republikan të Kosovës. Çdo parti sjell në këtë koalicion eksperiencë politike, përgjegjësi të provuar dhe angazhim për vlera të qëndrueshme në shërbim të qytetarëve.

Koalicioni do të përfaqësojë kështu një bashkim të forcave politike me përvojë dhe vizion të qartë, që synon të drejtojë vendin drejt stabilitetit dhe zhvillimit.

Njoftimi i plotë: 

Marrëveshja e koalicionit paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve, thellimin e demokracisë dhe garantimin e një qeverisjeje që u shërben qytetarëve me transparencë dhe integritet.
Ky bashkim hap një vizion të përbashkët dhe përcakton prioritetet që do ta udhëheqin vendin në fazën e ardhshme të qeverisjes.
VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternativa dhe PDSHK janë subjekte politike që, ndër vite, kanë kontribuar në mbrojtjen e interesit publik, në avancimin e barazisë qytetare dhe në ruajtjen e karakterit republikan të shtetit. Secila prej tyre sjell vlera të qëndrueshme politike, përvojë të akumuluar dhe përgjegjësi të dëshmuar në angazhimin e tyre publik./lajmi.net/