Florian Dushi pritet të jetë kandidat për deputet në listën e LDK-së
Florian Dushi — nënkryetari i parë i Komunës së Prishtinës pritet të propozohet si kandidat për deputet në listën e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se Dushi tashmë pritet vetëm të zyrtarizohet si kandidat për deputet në këto zgjedhje. Florian Dushi më herët kishte…
Lajme
Florian Dushi — nënkryetari i parë i Komunës së Prishtinës pritet të propozohet si kandidat për deputet në listën e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se Dushi tashmë pritet vetëm të zyrtarizohet si kandidat për deputet në këto zgjedhje.
Florian Dushi më herët kishte drejtuar drejtorinë e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës për gati 3 vite, derisa tani është kryetar i degës së dytë të LDK-së në kryeqytet./lajmi.net/