13 vjeçari ther me thikë 19 vjeçarin në Prizren- detaje nga rasti
Një rast i rëndë u raportua sot në Prizren. Bëhet fjalë për një therje me thike në mes disa nxënësve. Një 19 vjeçar është plagosur nga thika, pas një përleshje mes disa nxënësve që ka ndodhur në shkollën “Emin Duraku”. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi,…
Lajme
Një rast i rëndë u raportua sot në Prizren. Bëhet fjalë për një therje me thike në mes disa nxënësve.
Një 19 vjeçar është plagosur nga thika, pas një përleshje mes disa nxënësve që ka ndodhur në shkollën “Emin Duraku”.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili deklaroi se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe se i dyshuar për rastin është një 13 vjeçar.
“Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e mbledhura është mësuar se pas një zënke ndërmjet dy të rinjve, njëri prej tyre, mashkull 13-vjeçar, e ka goditur me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull 19-vjeçar”, deklaroi ai.
Bytyqi bëri me dije se i lënduari është dërguar në Ndihmën e Shpejtë të qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
“Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe, në bashkërendim me të, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave”./Lajmi.net/