Rrjeti i Grave reagon pas deklaratës të Lushtakut ndaj Matoshit: Kjo retorikë ushqen kulturën e dhunës me bazë gjinore

Rrjeti i Grave të Kosovës, ka reaguar pasi kryetari i Skenderajt ka thënë për deputetën e VV-së, Adriana Matoshin se e ka nivelin “sikur kur del prej një shtëpie publike”. Ky Rrjet i Grave e ka dënuar fuqishëm gjuhën e tij të cilën e ka quajtur “denigruese, seksiste dhe të papranueshme”, shkruan lajmi.net. “Sulme të…

Lajme

04/12/2025 14:25

Rrjeti i Grave të Kosovës, ka reaguar pasi kryetari i Skenderajt ka thënë për deputetën e VV-së, Adriana Matoshin se e ka nivelin “sikur kur del prej një shtëpie publike”.

Ky Rrjet i Grave e ka dënuar fuqishëm gjuhën e tij të cilën e ka quajtur “denigruese, seksiste dhe të papranueshme”, shkruan lajmi.net.

“Sulme të tilla personale, jo vetëm që ofendojnë një grua të zgjedhur nga qytetarët, por godasin të gjitha gratë që marrin pjesë në jetën publike dhe politike. Kjo retorikë ushqen kulturën e dhunës me bazë gjinore dhe përpiqet të ulë zërin e grave përmes turpërimit e diskriminimit”, thuhet në reagim..

Rrjeti i Grave të Kosovës u ka bër thirrje institucioneve, partive politike dhe shoqërisë që ta dënojnë këtë gjuhë dhe të angazhohen për një diskurs publik që respekton dinjitetin e secilit person, pa dallim gjinie. /Lajmi.net/