Goditi me veturë një këmbësor në Prizren, arrestohet i dyshuari
Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren. Ai dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “Rr. Rrustë Kabashi, Prizren / 03.12.2025 – 17:40. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që dyshohet se…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren.
Ai dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Rrustë Kabashi, Prizren / 03.12.2025 – 17:40. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/