Nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i vdes vëllai në Zvicër
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka njoftuar se vëllai i tij, Bedriu, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin Universitar të Cyrihut, pas një sëmundjeje të rëndë. Haziri e ka bërë publik lajmin përmes një postimi emocional, ku ka thënë se vëllai i tij ishte “më i miri mes nesh”, duke…
Lajme
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka njoftuar se vëllai i tij, Bedriu, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin Universitar të Cyrihut, pas një sëmundjeje të rëndë.
Haziri e ka bërë publik lajmin përmes një postimi emocional, ku ka thënë se vëllai i tij ishte “më i miri mes nesh”, duke shtuar se “Zoti e deshi më shumë se ne”. Ai u shpreh se Bedriu do të kujtohet përherë për shpirtin e bardhë dhe mirësinë që e ka karakterizuar.
Familja Haziri ka bërë të ditur se detajet për ceremoninë e varrimit dhe të pameve do të komunikohen në vazhdim.
Postimi i plotë:
Ma këpute shpirtin vëlla!
Vëllau im, Bedriu, ndërroi jetë sonte në spitalin universitar Zurichut, pas një sëmundje të rëndë.
Ka qenë më i miri mes nesh, por Zoti e deshi më shumë se ne. Shpirti i tij bën dritë nga sonte.
Do të kujtojmë përjetë për shpirtin e bardhë e njerëzinë!
————————-
Për detajet e varrimit dhe të pamet, ju njoftojmë me kohë!/lajmi.net/