“Jo, jo” | Dolce në Itali e mohon se është në lidhje – derisa Edi po e kërkon rikthimin e saj në BBVK

Hyrja e Dolces në “Grande Fratello” u shndërrua në një nga momentet më të komentuara të spektaklit. Që në sekondat e para, pamja e saj atraktive dhe vetëbesimi që shfaqi bënë që banorët ta vinin menjëherë në qendër të vëmendjes, transmeton lajmi.net. Ndërkohë që Edi në BBVK ende shpreson të rikthejë marrëdhënien e tyre, Dolce…

ShowBiz

02/12/2025 12:49

Hyrja e Dolces në “Grande Fratello” u shndërrua në një nga momentet më të komentuara të spektaklit.

Që në sekondat e para, pamja e saj atraktive dhe vetëbesimi që shfaqi bënë që banorët ta vinin menjëherë në qendër të vëmendjes, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë që Edi në BBVK ende shpreson të rikthejë marrëdhënien e tyre, Dolce brenda programit po shfaqet krejtësisht e distancuar nga kjo ide dhe e fokusuar vetëm te përvoja e saj në reality show.

Gjatë një bisede të hapur me banorët, asaj iu drejtua një pyetje e drejtpërdrejtë për jetën private: “A ke dikë në krah?”. Dolce nuk hezitoi aspak dhe dha një përgjigje të menjëhershme: “Jo, jo”.

Ky deklarim i prerë ka surprizuar dhe zhgënjyer jo pak fansa që prisnin një tjetër zhvillim nga dyshja./lajmi.net/