Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Mehmet Bojkut: Do të kujtohet si njeri me vlera atdhetare
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kryetarit të parë të Komunës së Deçanit, Mehmet Bojkut. Ai ka thënë se pas luftës, deri në zgjedhjet e para të lira Deçani është administruar nga Ibrahim Selmanaj ndërsa pas zgjedhjeve të para, Mehmet Bojku udhëhoqi Deçanin si i zgjedhuri i parë…
Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kryetarit të parë të Komunës së Deçanit, Mehmet Bojkut.
Ai ka thënë se pas luftës, deri në zgjedhjet e para të lira Deçani është administruar nga Ibrahim Selmanaj ndërsa pas zgjedhjeve të para, Mehmet Bojku udhëhoqi Deçanin si i zgjedhuri i parë me votë.
“Ndarja e tij nga jeta lë boshllëk të madh te familja dhe tek të gjithë që e kanë njohur. Do të kujtohet gjithmonë si një njeri me vlera atdhetare dhe si udhëheqës unifikues në proceset e para shtetndërtuese. Ngushëllime familjes Bojku, miqve e bashkëpunëtorëve. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: