Musliu-Shoshi: Loja e vjetër e fabrikimit të votave dhe futjes së tyre kontrabandë nuk funksionon më

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pasi PZAP ka rrëzuar vendimin e KQZ-së që mërgata të votoj edhe jashtë përfaqësive diplomatike. Ajo ka thënë se votat e mërgatës kanë tentuar t’i dërgojnë në sallat e ahengjeve të veta, shkruan lajmi.net. “Veç një gjë e kanë harru: ajo loja e vjetër e fabrikimit të votave…

Lajme

01/12/2025 15:12

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pasi PZAP ka rrëzuar vendimin e KQZ-së që mërgata të votoj edhe jashtë përfaqësive diplomatike.

Ajo ka thënë se votat e mërgatës kanë tentuar t’i dërgojnë në sallat e ahengjeve të veta, shkruan lajmi.net.

“Veç një gjë e kanë harru: ajo loja e vjetër e fabrikimit të votave dhe futjes së tyre kontrabandë nuk funksionon më. Koha ka ndryshuar. Mërgata do të votojë fuqishëm, si gjithmonë: kush vjen në Kosovë, kush shkon në ambasada e konsullata, e kush voton me postë. Kosova shtet ligjor, funksional e demokratik është vullnet i mërgatës, ashtu siç është i disa prej nesh këtu në Kosovë”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: