Hynë ilegalisht në Kosovë, arrestohen të dyshuarit
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar dy persona të dyshimtë në fshatin Novosellë të Kamenicës. Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari kosovar dhe pasagjeri i dyshuar mashkull, shtetas i huaj. “Të dyshuarit në mënyrë ilegale përmes rrugës jashtë vendkalimit…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar dy persona të dyshimtë në fshatin Novosellë të Kamenicës.
Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari kosovar dhe pasagjeri i dyshuar mashkull, shtetas i huaj.
“Të dyshuarit në mënyrë ilegale përmes rrugës jashtë vendkalimit kufitar dyshohet se nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës”.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/