BE propozon vazhdimin e mandatit të Sorensen

Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas ka propozuar zgjatjen mandatit të emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Propozimi i Kallas u diskutua javë më parë në Komitetin për Punë të Jashtme dhe Siguri, dhe paraprakisht në Grupin Punues të Këshilltarëve për Punë të Jashtme dhe atë për Ballkanin Perëndimor. Shërbimi i Jashtëm i BE-së…

Lajme

28/11/2025 21:51

Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas ka propozuar zgjatjen mandatit të emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Propozimi i Kallas u diskutua javë më parë në Komitetin për Punë të Jashtme dhe Siguri, dhe paraprakisht në Grupin Punues të Këshilltarëve për Punë të Jashtme dhe atë për Ballkanin Perëndimor.

Shërbimi i Jashtëm i BE-së konfirmoi përkrahjen për vazhdimin e punës nga diplomati danez.

“Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen gëzon mbështetjen e plotë të Përfaqësueses së Lartë dhe të shteteve anëtare të BE-së. Rezultati i proceseve në Këshillin e BE-së do të kumtohet porsa të kompletohet”, ka thënë BE për Dukagjinin.

Mandati fillestar i Sorensen, i cili nisi punën më 1 shkurt 2025, përfundon më 28 shkurt 2026.

Diplomati danez vizitoi Kosovën katër herë, ndërsa organizoi disa takime në nivel kryenegociatorësh.

Takimi i nivelit të lartë në dialogun Kosovë-Serbi, të cilin, në qershor, Sorensen tha se po e përgatitë, nuk ndodhi.