Rrustemi: Qeveria do ta shpallte terroriste Listën Serbe po të kishte kompetencë, por këtë mund ta bëjnë vetëm gjykatat dhe KQZ-ja

“Qeveria po të mundte ta shpallte terroriste Listën Serbe, sot do ta bënte”, kështu u shpreh Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje. Rrustemi, i ftuar në ‘Five’, u shpreh se qeveria nuk ka kompetenca për ta bërë këtë gjë pasi Lista Serbe ka statusin e partisë politike të regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. “Nuk mundet…

Lajme

28/11/2025 18:28

“Qeveria po të mundte ta shpallte terroriste Listën Serbe, sot do ta bënte”, kështu u shpreh Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Rrustemi, i ftuar në ‘Five’, u shpreh se qeveria nuk ka kompetenca për ta bërë këtë gjë pasi Lista Serbe ka statusin e partisë politike të regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Nuk mundet qeveria me shpallë, Lista Serbe e ka statusin e partisë politikë e regjisturar në KQZ dhe këtë nuk mund ta bëjmë”.

“Qeveria po të mundte të shpallte terroriste Listën Serbe, sot do ta bënte, por nuk ka asnjë kompetencë. Kam qenë i përfshirë edhe në aspektin ligjor por këtë s’mund ta bëjë Qeveria, mund ta bëjnë vetëm Gjykatat dhe KQZ-ja”, tha ai.