Uran Ismaili: 28 Nëntorin e kalova me Kadri Veselin që bashkë me shokët vazhdon të paguajë çmimin e lirisë
Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka bërë një reagim me rastin e festës së 28 Nëntorit. Ismaili ka thënë se edhe këtë vit festën e madhe të shqiptarëve e ka kaluar pranë kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili së bashku me bashkëluftëtarët e tij ndodhet ende në paraburgim në Hagë,…
Lajme
Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka bërë një reagim me rastin e festës së 28 Nëntorit.
Ismaili ka thënë se edhe këtë vit festën e madhe të shqiptarëve e ka kaluar pranë kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili së bashku me bashkëluftëtarët e tij ndodhet ende në paraburgim në Hagë, raporton lajmi.net
“Edhe këtë festë të madhe të shqiptarëve e kalova me Kryetarin Kadri Veseli, që bashkë me shokët e tij ende po e paguajnë çmimin e rëndë të lirisë sonë. Deri në ditën që do të festojmë bashkë me ta në Kosovë, gëzuar 28 Nëntorin të gjithëve!”, ka shkruar ai./Lajmi.net/