Peci edhe për 28 Nëntor e lartëson Kurtin, e barazon me Isa Boletinin – nuk e përmend Skënderbeun, UÇK-në, Ismail Qemalin apo Adem Jasharin
Kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci duket se ka dashuri platonike për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Përkundër që festën e 28 Nëntorit e simbolizojnë figurat të rëndësishme si Skënderbeu, Ismail Qemali, Adem Jashari dhe dalja publike e UÇK-së, Peci në postimin e tij ka vendosur të lartësoj kryeministrin në detyrë, Albin…
Lajme
Kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci duket se ka dashuri platonike për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Përkundër që festën e 28 Nëntorit e simbolizojnë figurat të rëndësishme si Skënderbeu, Ismail Qemali, Adem Jashari dhe dalja publike e UÇK-së, Peci në postimin e tij ka vendosur të lartësoj kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, transmeton lajmi.net.
Në postimin e tij, Peci e barazoi Kurtin me figurën historike të Isa Boletinit.
“N’këtë trevë kreshnikësh, Isa Boletini e nisi, Albin Kurti e bitisi! Urime 28 Nëntori! 🇦🇱”,shkroi në postimin e tij Peci./lajmi.net/