A po bëhet koalicioni me Nismën? – Deklarohen nga LDK-ja!

Mundësia e një koalicioni parazgjedhor ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate po bëhet gjithnjë e më shumë temë diskutimi, teksa zgjedhjet e 28 dhjetorit po afrohen. Nënkryetarja e LDK-së, Dorasa Kica-Xhelili, në Debat Plus, konfirmoi se bisedimet me Nismën po zhvillohen, por vendimi përfundimtar ende nuk është marrë. Sipas saj, LDK-ja ka qenë…

Lajme

27/11/2025 21:02

Mundësia e një koalicioni parazgjedhor ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate po bëhet gjithnjë e më shumë temë diskutimi, teksa zgjedhjet e 28 dhjetorit po afrohen.

Nënkryetarja e LDK-së, Dorasa Kica-Xhelili, në Debat Plus, konfirmoi se bisedimet me Nismën po zhvillohen, por vendimi përfundimtar ende nuk është marrë.

Sipas saj, LDK-ja ka qenë e hapur për dialog me partitë më të vogla, përfshirë Nismën.

“Ne kemi qenë të hapur që të diskutojmë me partitë me të vogla. Dhe ideja ka qenë që diskutimi me to të jetë një iniciativë e një dialogu më shumë parimor sesa i konfirmuar. Dhe rrjedhimisht të gjitha kompetenca me këto negociata, si kryesi dhe kryesi e ngushtë ti kemi dhënë kryearti Abdixhiku. Të them të drejtën nuk është se jam involvuar shumë këto ditë. Mirëpo nuk kam ndonjë konfirmim final nëse do të jetë pjesë e listës ose jo. shumë shpejt do a kuptoni nëse do të jetë pjesë e listë ose jo. konfirmim final nuk kam për momentin”, ka thënë Kica-Xhelili.