Fillojnë hetimet për ministrin e Kurtit, Elbert Krasniqit – Prokuroria inicion rast ndaj tij për kërcënim ndaj dy personave

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është duke u hetuar për veprën penale të kanosjes ndaj dy personave. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur të dielën, më 23 nëntor, në zonën e njohur si “Rruga e Re” në Pejë. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Pejë, e cila ka…

Lajme

27/11/2025 20:58

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është duke u hetuar për veprën penale të kanosjes ndaj dy personave.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur të dielën, më 23 nëntor, në zonën e njohur si “Rruga e Re” në Pejë. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Pejë, e cila ka konfirmuar se ministri figuron si i dyshuar në këtë rast.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, tha për lajmi.net se procedura hetimore është iniciuar dhe se po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Policinë e Kosovës.

“Me urdhër të prokurorit është inicuar rast për veprën penale të kanosjes. I dyshuari është një ministër në detyrë i Republikës së Kosovës. Për këtë çështje jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur në një rrugë, derisa ka qenë e bllokuar për shkak të trafikut, dhe sipas tyre i njëjti ka dalë nga vetura dhe i ka kanosur”, ka deklaruar Nikçi.

Hetimet pritet të vazhdojnë deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./lajmi.net/