Haradinaj: Në mandatin e parë të Trumpit, Kosova e formoi Ushtrinë
Ramush Haradinaj ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarët me rastin e Ditës së Forcës, duke thënë se Ushtria e Kosovës “e bën vendin të fortë dhe krenar”. Ai njoftoi se iu bashkua gjeneral Gzim Hazrollit në një ekspozitë të organizuar në nder të gjeneralit amerikan James Mattis, të cilit i…
Lajme
Ramush Haradinaj ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe qytetarët me rastin e Ditës së Forcës, duke thënë se Ushtria e Kosovës “e bën vendin të fortë dhe krenar”.
Ai njoftoi se iu bashkua gjeneral Gzim Hazrollit në një ekspozitë të organizuar në nder të gjeneralit amerikan James Mattis, të cilit i uroi shëndet, bashkë me të gjithë ushtarët amerikanë që shërbejnë në Kosovë.
Haradinaj dërgoi edhe përshëndetje për presidentin amerikan Donald Trump, duke theksuar se gjatë mandatit të tij të parë Kosova formoi Ushtrinë.