Përkundër se i mbetën për 1 muaj punëtorët pa paga, i deleguari i VV-së në RTK iu sulet mediave: Media të oligarkëve, hibride, agjenda të huaja
Drejtori i TV-së në RTK, Rilind Gërvalla, ka reaguar pasi qeveria ndau mjetet për RTK-në, pas një muaji pa rroga. Por, Gërvalla përveç falënderimit, ka përmendur akuzat e fjalët që shpesh i thotë edhe Albin Kurti. Ai përmendi media të oligarkëve, hibride e agjenda të huaja. “Ndërkohë që “gjuetarët” politikë bënin thirrje për t’u bashkuar…
Lajme
Drejtori i TV-së në RTK, Rilind Gërvalla, ka reaguar pasi qeveria ndau mjetet për RTK-në, pas një muaji pa rroga.
Por, Gërvalla përveç falënderimit, ka përmendur akuzat e fjalët që shpesh i thotë edhe Albin Kurti.
Ai përmendi media të oligarkëve, hibride e agjenda të huaja.
“Ndërkohë që “gjuetarët” politikë bënin thirrje për t’u bashkuar në partitë e tyre, kritikonin procesin vullnetar për zgjidhje dhe luteshin për dështimin tonë duke u bërë pengesë, ata kërkonin t’ua lënë publikun mediave të oligarkëve dhe mediave hibride. Por ju zgjodhët një rrugë krejt tjetër: rrugën e besimit kolegial, të urtësisë dhe të përgjegjësisë profesionale. Kjo tregon jo vetëm karakter, por edhe standard. Tregon se RTK nuk mbahet në këmbë nga zhurma e jashtme, por nga puna e brendshme, nga secili prej nesh.”
Ai ka thënë se punëtorët e RTK’së nuk kanë lejuar që “agjenda të huaja të ndikojnë në punën e tyre”.
“Ju falënderoj sinqerisht që nuk u tundët nga provokimet, nga neglizhenca apo nga ata që duan mbylljen e RTK-së në emër të kinse mbrojtjes së saj, duke u fshehur pas titujve si avokues të mediave apo maskave të “mbrojtjes së gazetarëve”. Ju nuk lejuat që agjenda të huaja të ndikojnë në punën tonë dhe çdo sfidë e kthyet në motivim për të punuar edhe më mirë. Kjo është arsyeja pse RTK vazhdon të mbetet një institucion i besuar publik: sepse ju e mbani në këmbë me profesionalizëm, me përkushtim dhe me etikë.”