Murati përgëzon VV-në në Prishtinë për bartjen e 28 milionë eurove, kritikon LDK-në dhe Abdixhikun

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi bartjen e mjeteve nga vitit nga viti 2024 në vitin 2025 në vlerë prej 28 milionë eurosh. Për këtë lëvizje ai po ia lë meritat partisë së tij në Asamblenë e Prishtinës, të cilët votuan në favor të bartjes së…

Lajme

27/11/2025 16:52

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi bartjen e mjeteve nga vitit nga viti 2024 në vitin 2025 në vlerë prej 28 milionë eurosh.

Për këtë lëvizje ai po ia lë meritat partisë së tij në Asamblenë e Prishtinës, të cilët votuan në favor të bartjes së këtyre mjeteve.

“Sot, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje e votuan bartjen e të hyrave vetanake në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Pra atë që nuk e bëri Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e bëri Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, për të zhbllokuar pagesat për shërbimet esenciale publike. Sepse, siç është vërtetuar tash e sa herë, për Lëvizjen Vetëvendosje interesat e qytetarëve çdoherë kanë prioritet”, ka shkruar ai.

Gjatë seancës së Kuvendit Komunal, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përsëritur thirrjen e tij ndaj Muratit që edhe 30 milionë eurot për kryeqytetin të zhbllokohen nga ai.