“Keni bo pazare me prona, thojshi hajde te lajna Prishtinën bërllok me mujt Ramën”- ish asamblisti i VV-së nxjerrë sekretet që diskutoheshin mes tyre

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kuvendit komunal, ka hedhur akuza ndaj shefit të grupit nga LVV në asamblenë e Prishtinës, Gëzim Sveçla. Lahu, ka akuzuar Sveçlën për pazare me prona, teksa tha se po përmendet një dëmtim i mikrofonit në vlerë të 15 euro, por…

Lajme

27/11/2025 16:18

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kuvendit komunal, ka hedhur akuza ndaj shefit të grupit nga LVV në asamblenë e Prishtinës, Gëzim Sveçla.

Lahu, ka akuzuar Sveçlën për pazare me prona, teksa tha se po përmendet një dëmtim i mikrofonit në vlerë të 15 euro, por jo dhe ajo e pronave në vlerë të 50 milionë eurove, shkruan lajmi.net.

Tutje asamblisti Lahu, ka vazhduar me akuza se Sveçla kishte deklaruar duke thënë ” hajde te lajna Prishtinën bërllok me mujt Ramën”.

“Nëse dëmi në mikrofon ka qenë 15 euro dëmi në ndalimin e pronave ka qenë 50 milion euro i nderum koleg e atë e ke bë ti tu bo pazare e takime të fshehta para se me ardh në asamble, tinza edhe grupit të cilin e prin qaj është dëmi për të cilin duhet me fol po këtu e tregon kulturën tënde që mendoj që se ki, Prishtinës iu ka bë dëm tash e katër vjet, po katër vjet të z.Ramës nuk janë të mira ka plotë ngecje që i kisha bo ndryshe që u dasht me u bo ndryshe që u dasht me u marrë me plot çështje që nuk u dasht as me ndodh, Prishtina është keq po e shohim çdo ditë, dikur në kohë fushate bohet diçka në Kosovë edhe një ambasador amerikan njëherë pat deklaru që është mirë çdo gjashtë muaj me mbajt zgjedhje se tek at herë punohet diçka, tash u bo edhe ma keq kem bllokada protesta po veç diçka të mirë, jo në shërbim të qytetarëve që na paguajnë na kanë zgjedhë, kështu që kjo hipokrizia që unë shkoj boj dilla me Rrahman Haradinën për me ja kalu 50 hektar e me ja dhanë 50 milion euro e me ja kalu pronat e vjen këtu kishe po e mbroj interesin qytetarë m’bon me vjell”, ka deklaruar Lahu mes tjerash.

Lahu ka vazhduar tutje duke thënë se Gzim Sveçla po bënë marrëveshje të fshehta, teksa i ka kujtuar se qytetarët e Kosovës janë votuesit më korrekt.

“Marrëveshjet e fshehta marrëveshjet e pista, loja e ndytë loja prapa shpinës nuk funksion nëse ka diçka që e meritojnë qytetarët është vota nuk ka votues ma korrekt se ai i Kosovës”, ka thënë Lahu. /Lajmi.net/