AGK-ja mirëpret ndarjen e buxhetit për RTK-në nga Qeveria në detyrë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka mirëpritur vendimin që ka marrë Qeveria e Kosovës, për të ndarë buxhetin për RTK, nga kategoria e Kursimeve. AGK ka thënë se ky vendim është një lehtësim i vonuar për 700 punonjës të RTK-së dhe familjet e tyre, shkruan lajmi.net. “AGK shpreh keqardhje që situata e pritjeve të gjata…

Lajme

27/11/2025 13:31

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka mirëpritur vendimin që ka marrë Qeveria e Kosovës, për të ndarë buxhetin për RTK, nga kategoria e Kursimeve.

AGK ka thënë se ky vendim është një lehtësim i vonuar për 700 punonjës të RTK-së dhe familjet e tyre, shkruan lajmi.net.

“AGK shpreh keqardhje që situata e pritjeve të gjata për paga është përsëritur dy herë brenda vitit. Edhe vendimi i sotëm është i përkohshëm. AGK-ja bën thirrje që financimi stabil i RTK-së të jetë prioritet në legjislaturën e re vitin tjetër, ashtu sikurse edhe zgjidhja e problemit me pronën përmes një ligji të ri. AGK gjithashtu bën thirrje që të respektohet pavarësia editoriale e Transmetuesit Publik dhe që të ndalojë presioni politik nga Qeveria dhe partia politike Vetëvendosje”, ka shkruar AGK. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: