Hamza njofton për aderimin e radhës në PDK, profesori Qerimi i bashkohet partisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka njoftuar për aderimin e fundit që u bë në këtë parti. Hamza njoftoi se profesori Gëzim Qerimi është tanimë pjesë e PDK-së. Ai deklaroi se përpos përvojës profesionale, Qerimi është autor i shumë punimeve shkencore në revista ndërkombëtare dhe më herët ka qenë edhe lider studentor,…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka njoftuar për aderimin e fundit që u bë në këtë parti.
Hamza njoftoi se profesori Gëzim Qerimi është tanimë pjesë e PDK-së.
Ai deklaroi se përpos përvojës profesionale, Qerimi është autor i shumë punimeve shkencore në revista ndërkombëtare dhe më herët ka qenë edhe lider studentor, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Në ekipin tonë e mirëpritëm Dr. Gëzim Qerimin, profesor i asociuar në Universitetin e Prishtinës. Ai ka mbi 17 vjet përvojë në mësimdhënie universitare dhe 13 vjet angazhim në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes.
Përveç përvojës profesionale, profesori Gëzim Qerimi është autor i shumë punimeve shkencore në revista ndërkombëtare dhe më herët ka qenë edhe lider studentor.
Mirë se erdhe, Gëzim!./Lajmi.net/