Kurti premton shpërblime për lojtarët e Kosovës: 250 mijë euro për ‘playoff’, 500 mijë euro për fitore ndaj Sllovakisë dhe 1 milion euro për Botërorin
Kryeministri në detyrë i Kosovës, sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka marrë vendim për të shpërblyer lojtarët e Kombëtarës së Kosovës. Ai ka thënë se do të ketë shpërblime për ta për kalimin në fazën e ‘playoff-it’, si dhe nësë fitojnë ndaj Sllovakisë, apo edhe nëse kualifikohen në Kupën e Botës. “Një lajm…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka marrë vendim për të shpërblyer lojtarët e Kombëtarës së Kosovës.
Ai ka thënë se do të ketë shpërblime për ta për kalimin në fazën e ‘playoff-it’, si dhe nësë fitojnë ndaj Sllovakisë, apo edhe nëse kualifikohen në Kupën e Botës.
“Një lajm të mirë e kemi për përfaqësuesen tonë në futboll, djemtë me të cilët jemi krenarë në çdo ndeshje. Për suksesin historik në këtë fushatë të kualifikimeve në Kupën e Botës 2026, kalimi në fazën e playoff-it me vendim të Qeverisë, sot do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim. Në fazën e radhës hymë me plot vetbesim. Besimin tonë në ta, po e shprehim me zotimet tona për ta. së pari, në rast të fitores ndaj Sllovakisë, zotohemi në shpërblim prej 500 mijë eurove, dhe së dyti në rast të kualifikimit në Kupën e Botës, zotohemi edhe për 1 milionë euro të tjera shpërblim. Përpara Kosovë, gjithmonë me ty”, ka thënë Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë. /Lajmi.net/