Qeveria miraton mbështetjen financiare për FCF Prishtina 01 – Futsall për organizimin e ndeshjeve në kuadër të UEFA Champions League
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, në pikën e 11-të, ka kërkuar mbështetjen financiare të FCF Prishtina 01 për organizimin e ndeshjeve në kuadër të UEFA Champions League. Ai në këtë mbledhje tha se duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me ngjarje të nivelit të lartë, kërkohet ndarja e…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, në pikën e 11-të, ka kërkuar mbështetjen financiare të FCF Prishtina 01 për organizimin e ndeshjeve në kuadër të UEFA Champions League.
Ai në këtë mbledhje tha se duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me ngjarje të nivelit të lartë, kërkohet ndarja e mjeteve financiare shumë prej 23 mijë euro, derisa kërkoi që këto mjete të ndahen nga zyra e kryeministrit nën programin për promovim të vendit.
“Pika 11- Mbështjetja financiare e FCF Prishtina 01 futsall për organizimin e UEFA Champions League me datë 24 nëntor 2025 në Prishtinë dhe me datë 5 dhjetor 2025 në Riga të Letonisë të nderuar koleg anëtarë të qeverisë qëllimi i këtij aktiviteti është përfqësimi në garat ndërkombëtare në Champions League aktiviteti pritet të përfshijë një numër të madh të të interesuarve dhe të kontribuojnë në imazhin e vendit tonë, andaj meqë kemi të bëjmë me ngjarje të nivleit evropian dhe kërkon standarde të larta të organizimit kërkohet ndarja e mjeteve financiare në shumë prej 23 mijë e 400 e 72 euro për mbëshjtet financiare për organizmin e kësaj ngjarje, të ndahen mjetet nga buxheti i zyrës së kryeministrit nën proogramin për promovim të vendit”, ka deklaruar Kurti. /Lajmi.net/