28 vjet nga vrasja e mësuesit Halil Geci
Janë bërë 28 vjet nga vrasja e mësuesit Halil Geci dhe plagosja e arsimtarit Shaban Rreci. Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës kanë kujtuar këtë përvjetor duke thënë se më 26 nëntor 1997 vendlindja e lirisë përjetoi edhe një nga ato ditët që shënuan kthesën drejt daljes publike të UÇK-së. “Më…
Lajme
Janë bërë 28 vjet nga vrasja e mësuesit Halil Geci dhe plagosja e arsimtarit Shaban Rreci.
Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës kanë kujtuar këtë përvjetor duke thënë se më 26 nëntor 1997 vendlindja e lirisë përjetoi edhe një nga ato ditët që shënuan kthesën drejt daljes publike të UÇK-së.
“Më 26 nëntor 1997, vendlindja e lirisë sonë përjetoi edhe një nga ato ditë që shënuan kthesën drejt daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Forcat policore serbe atë ditë u nisën në drejtim të fshatit Vojnik, drejtimi ishte shtëpia e heroit Abedin Rexha, duke e rrethuar zonën me autoblinda e trupa të shumta. Ndërsa në Llaushë e më tej në drejtim të Turiçecit, kolonat serbe ranë në befasi përballë vendosmërisë së komandantit legjendar Adem Jashari dhe luftëtarëve të tij. Aty, çlirimtarët tanë i zunë në pritë dhe me sulmin e tyre të rrufeshëm i çorientuan forcat pushtuese, duke i detyruar në tërheqje të turpshme. Gjatë largimit, forcat serbe u hakmorën mbi civilët duke qëlluar në shkollën e fshatit Llaushë, ku u plagos rëndë dhe ra për liri mësuesi Halit Geci, si dhe u plagos arsimtari Shaban Rreci”, thuhet në reagim.