Çfarë dihet për tentim-grabitjen e armatosur dje në Breg të Diellit në Prishtinë?

Dy persona të maskuar e me armë zjarri tentuan të kryenin një grabitje ndaj një automjeti për bartje të parave. Policia ka njoftuar se ata nuk kanë arritur ta kryejnë veprën, duke thënë se në vendin e ngjarjes, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë është sekuestruar një predhë e armës së zjarrit. Por nuk bëhet…

Lajme

25/11/2025 09:00

Dy persona të maskuar e me armë zjarri tentuan të kryenin një grabitje ndaj një automjeti për bartje të parave.

Policia ka njoftuar se ata nuk kanë arritur ta kryejnë veprën, duke thënë se në vendin e ngjarjes, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë është sekuestruar një predhë e armës së zjarrit.

Por nuk bëhet nëse të dyshuarit janë arrestuar apo janë arratisur.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë  24.11.2025 – 13:58. Raportohet se dy persona të maskuar me armë zjarri kanë tentuar të kryejnë grabitje të armatosur ndaj automjetit për bartje të parave, mirëpo nuk kishin arritur. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një predhë e armës së zjarrit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raporton e policisë.