“Kush u mor me organizimin, nëse jo misioni i Kosovës?” – Ambasadori Miftari i reagon Kurtit për qëndrimin e tij në Vatikan

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në një koncert të Korit të Operës së Kosovës në Bazilikën Santa Maria in Aracoeli. Në lidhje me këtë, ka reaguar Vehbi Miftari, Shef i Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Miftari e ka pyetur Kurtin se kush…

Lajme

24/11/2025 11:06

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në një koncert të Korit të Operës së Kosovës në Bazilikën Santa Maria in Aracoeli.

Në lidhje me këtë, ka reaguar Vehbi Miftari, Shef i Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Miftari e ka pyetur Kurtin se kush është marrë me organizimin e vizitës së tij, nëse jo Misioni i Kosovës në Vatikan.

“Kryeministër! Ishit në Vatikan? Po Misioni i Kosovës në Vatikan, a ishte aty, ashtu siç e kërkon praktika diplomatike dhe sjellja shtetërore? A e kishit vënë në dijeni? Kush u mor me organizimin, nëse jo misioni juaj në shtetin e Vatikanit?”, ka shkruar Miftari.