Dogana ndalon një furgon për kontroll në Vërmicë, i gjen rreth 300 kg eksploziv

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 16:30, në Pikën Kufitare në Vermicë, është ndaluar për kontroll më të detajuar një furgon, shoferi i të cilit gjatë intervistimit ka deklaruar se nuk posedon mallra pa deklarim. Gjatë kontrollit, Dogana i ka gjetur rreth 300 kg eksploziv, të vendosura në disa thasë dhe pako,…

Lajme

23/11/2025 20:46

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 16:30, në Pikën Kufitare në Vermicë, është ndaluar për kontroll më të detajuar një furgon, shoferi i të cilit gjatë intervistimit ka deklaruar se nuk posedon mallra pa deklarim.

Gjatë kontrollit, Dogana i ka gjetur rreth 300 kg eksploziv, të vendosura në disa thasë dhe pako, që ishin fshehur në bagazhin e automjetit dhe ishin kamufluar me pajisje peshkimi, shkruan lajmi.net.

“Malli është ndaluar, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, sipas dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare, e cila po vazhdon me veprimet e mëtejshme ligjore. Dogana e Kosovës mbetet plotësisht e angazhuar në parandalimin e çdo forme të kontrabandës dhe në mbrojtjen e qytetarëve nga mallrat e rrezikshme. Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe efektiv , ajo do të vazhdojë me vendosmëri zbatimin e ligjit dhe garantimin e integritetit dhe interesave të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Dogana e Kosovës. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: