Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku në pritje të një vajze
Vesa Vllasaliu dhe futbollisti i njohur, Mirlind Daku, pritet së shpejti të bëhen prindër për herë të parë. Pas lajmit që qarkulloi disa javë më parë lidhur me shtatzëninë e Vesës, tashmë është konfirmuar edhe gjinia e foshnjës. Çifti, i cili njihet për ruajtjen e privatësisë dhe distancimin nga vëmendja mediatike, kishte organizuar një gender…
ShowBiz
Vesa Vllasaliu dhe futbollisti i njohur, Mirlind Daku, pritet së shpejti të bëhen prindër për herë të parë.
Pas lajmit që qarkulloi disa javë më parë lidhur me shtatzëninë e Vesës, tashmë është konfirmuar edhe gjinia e foshnjës.
Çifti, i cili njihet për ruajtjen e privatësisë dhe distancimin nga vëmendja mediatike, kishte organizuar një gender reveal të thjeshtë dhe intime, larg syrit të publikut, të pranishëm vetëm familjarët dhe miqtë e afërt.
Ndonëse ata nuk ndanë pamje nga momenti emocional, burime të sigurta për Prive konfirmuan se Vesa dhe Mirlindi janë në pritje të një vajze.
Ky lajm ka gëzuar fansat e çiftit, të cilët prej kohësh kanë vërejtur lidhjen e tyre të qëndrueshme dhe harmonike.
