‘Fitues të këtyre zgjedhjeve’, Haziri: Shpresa e vetme për Kosovën mbetet LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se do të jenë fitues të këtyre zgjedhjeve. Haziri thotë se ky vit ishte i humbur për shkak politikës së Lëvizjes Vetëvendosje. Tutje ai thekson se shpresa e vetme për Kosovën mbetet Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila sipas tij ndërton bashkëpunim dhe stabilitet. “Fitues te…

Lajme

22/11/2025 19:28

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se do të jenë fitues të këtyre zgjedhjeve.

Haziri thotë se ky vit ishte i humbur për shkak politikës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Tutje ai thekson se shpresa e vetme për Kosovën mbetet Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila sipas tij ndërton bashkëpunim dhe stabilitet.

“Fitues te ketyre zgjedhjeve! Vit i humbur pershkak politikes se partise se pare/VV te nga zgjedhjet e 9 shkurtit.Shpresa e veteme per Kosoven mbetet LDK e cila nderton bashkpunim dhe stabilitet. Keto jane parakushte per zhvillim ekonomik e mireqenje sociale. Integrim europian e perafrim me NATO.Shpresa ne LDK te behet besim e mbeshtetje eshte opcioni i vetem”, përfundoi Haziri për GazetaBlic.