Krasniqi: Thirrja e seancës së jashtëzakonshme për nesër është e paligjshme – Në vend të lojërave politike, dakordohuni për një qeveri teknike

Albert Krasniqi nga IKD ka reaguar pas thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për nesër, pak orë para seancës për zgjedhjen e Qeverisë. Ai ka thënë se ajo seancë është e paligjshme dhe në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit. “Nëse çështjet e renditura në rend dite do të merreshin me seriozitetin që pretendohet sot, vendi nuk…

Lajme

18/11/2025 17:58

Albert Krasniqi nga IKD ka reaguar pas thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për nesër, pak orë para seancës për zgjedhjen e Qeverisë.

Ai ka thënë se ajo seancë është e paligjshme dhe në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit.

“Nëse çështjet e renditura në rend dite do të merreshin me seriozitetin që pretendohet sot, vendi nuk do të mbahej i bllokuar për dhjetë muaj me radhë. Nuk as do të kalonim nëpër farsën e “përpjekjeve” të rreme për të gjetur marrëveshje me partitë e tjera për formimin e Qeverisë. Kjo seancë nuk është zgjidhje por është një manovër politike e pushtetit, të cilës i është bashkuar së fundi edhe Presidentja Osmani, për të zhvendosur fajin te të tjerët për pasojat e rënda financiare me të cilat do të pëballet vendi”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se thirrjet për shkelje të qëllimshme të ligjshmërisë nuk janë as rrugëdalje dhe as zgjidhje por sipas tij, janë hapje e dyerve për të dalë krejtësisht nga binarët institucionalë dhe për të dëmtuar themelet e shtetit ligjor.

“Në vend të lojërave politike dhe përpjekjeve për të shpikur rrugë të jashtëligjshme, palët duhet të ulen dhe të dakordohen për krijimin e një qeverie teknike – një ekzekutiv me profil të ulët politik, me mandat të kufizuar në fushëveprim dhe kohëzgjatje, i cili ka vetëm një qëllim: ta nxjerrë vendin nga bllokada dhe të përgatisë zgjedhjet e ardhshme. Vetëm kthimi në legalitet dhe përgjegjësi institucionale mund ta nxjerrë vendin nga ngërçi. Gjithçka tjetër është thellim i krizës”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: