“Ne nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia”, në Gjakovë protestohet për Doarsën më 23 nëntor

25 vjeçarja Daorsa Spahija, vdiq tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor. Dyshohet se ajo u vra nga i dashuri i saj. Të paktën, kështu pretendon miku i të ndjerës i cili përmes llogarisë në Instagram, dha detaje lidhur me rastin e rëndë. E në kërkim të drejtësisë për Doarsën do të protestohet të dielën më…

Lajme

17/11/2025 19:41

25 vjeçarja Daorsa Spahija, vdiq tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor.

Dyshohet se ajo u vra nga i dashuri i saj.

Të paktën, kështu pretendon miku i të ndjerës i cili përmes llogarisë në Instagram, dha detaje lidhur me rastin e rëndë.

E në kërkim të drejtësisë për Doarsën do të protestohet të dielën më 23 nëntor.

Kjo protestë sipas organizatorëve do të nisë nga ora 12:00.

“Daorsa u la e pambrojtur nga institucionet e Maqedonisë së Veriut. Shteti i Kosovës duhet të angazhohet dhe të veprojë me vendosmëri”.

“Ne nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia”, thuhet në mesazhin e organizatorëve të protestës.