“E rëndësishme që kemi në Konventë demokratike, uroj të dalim të kënaqur” – Musliu para fillimit të Konventës për kryetarin e ri
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për media para se të filloj Konventa e partisë për zgjedhjen e kryetarit të ri. Ajo ka thënë se është e rëndsishme që sot e kanë një Konventë demokratgike. “E rëndësishme është që sot e kemi një Konventë demokratike edhe pse është e jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryetarit…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për media para se të filloj Konventa e partisë për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Ajo ka thënë se është e rëndsishme që sot e kanë një Konventë demokratgike.
“E rëndësishme është që sot e kemi një Konventë demokratike edhe pse është e jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryetarit Memli Krasniqi. Uroj që Konventa të shkojë mbarë dhe ne edhe ju do të dalim të kënaqur pas mbarimit të kësaj Konvente”, tha ajo.
Sot pritet të zgjidhet kryetari i ri, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit të enjtën, ndërsa kandidati i vetëm që dihet deri më është Bedri Hamza.