Plagosja e ushtarit nga kolegu i tij, FSK jep detaje: Ka ndodhur jashtë ambienteve tona dhe arma e përdorur nuk është zyrtare

Një ushtar i FSK-së është plagosur dje nga kolegu i tij në fshatin Sharban të Podujevës. Në lidhje me rastin, detaje ka dhënë zëdhënësi I Policis së Kosoësn ë Prishtinë, Enis Pllana. “Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes…

Lajme

17/11/2025 16:10

Një ushtar i FSK-së është plagosur dje nga kolegu i tij në fshatin Sharban të Podujevës.

Në lidhje me rastin, detaje ka dhënë zëdhënësi I Policis së Kosoësn ë Prishtinë, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Pllana.

Sot, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka thënë se rasti ka ndodhur aksidentalisht derisa të dy ishin në veturë.

“Sharban, Prishtinë 16.11.2025-14:31.  Viktima m/k është duke u trajtuar në QKUK pasi që, i njëjti derisa ka qenë në një veturë me të dyshuarin m/k, dyshohet se aksidentalisht i ka shkrepur arma të dyshuarit dhe si pasoj, viktima ka pësuar lëndime trupore. Si provë materiale në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma e zjarrit dhe 15 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Lajmi.net ka kontaktuar me FSK-në, të cilët kanë thënë se arma e përdorur nuk është zyrtare e FSK-së.

“Ju njoftojmë që rasti ka ndodhur aksidentalisht jashtë ambienteve të FSK-së, arma e përdorur nuk është zyrtare e FSK-së dhe momentalisht rasti është në procedurë të hetimit”, kanë thënë nga FSK. /Lajmi.net/