Rikthehet në shkollë fëmija serb nga Graçanica që nuk lejohej nga drejtoria pasi Qeveria ia kishte ndërtuar shtëpinë, Nagavci viziton familjen

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbëerie Nagavci ka njoftuar se bashkë me nënkryetarin e Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajetin kanë vizituar familjen e nxënësit Gj.T, pasi është raportuar se nuk po lejohet të shkoj në shkollë. Nagavci ka thënë se nëna e tij i ka informuar se fëmija e saj ishte përballur me trajtim të papërshtatshëm…

Lajme

17/11/2025 14:53

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbëerie Nagavci ka njoftuar se bashkë me nënkryetarin e Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajetin kanë vizituar familjen e nxënësit Gj.T, pasi është raportuar se nuk po lejohet të shkoj në shkollë.

Nagavci ka thënë se nëna e tij i ka informuar se fëmija e saj ishte përballur me trajtim të papërshtatshëm nga shkolla, për shkak se familjes së tij i ishte ndërtuar shtëpi nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Sipas saj, djali ishte trajtuar në mënyrë të papranueshme nga drejtori dhe stafi i shkollës, dhe bashkëmoshatarët kishin refuzuar të shoqëroheshin me të.

Nagavci ka njoftuar se sot fëmija është rikthzer në proces mësimor.

“Fëmija sot është rikthyer në procesin mësimor, andaj kërkova nga drejtoria që të sigurojë përfshirjen e plotë të tij në mësim dhe në aktivitetet shkollore, në përputhje me standardet e arsimit gjithëpërfshirës. U bëj thirrje autoriteteve lokale të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për të garantuar që fëmija të ndjekë pa pengesa procesin mësimor. Inspektorët e arsimit sot kanë vizituar shkollën dhe kanë kërkuar që secilit fëmijë t’i sigurohet trajtim i barabartë dhe të sigurojnë që raste të tilla të mos përsëriten. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj garantimit të qasjes së barabartë në arsim për të gjithë fëmijët”, ka njoftuar Nagavci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: