Interpol Tirana ekstradon nga Italia një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale me narkotikë
Një shtetas shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve është ekstraduar nga Italia në Shqipëri si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma. Bëhet fjalë për Klajdi Murrizin, 31 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Jurisdiksionit…
Bota
Një shtetas shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve është ekstraduar nga Italia në Shqipëri si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma.
Bëhet fjalë për Klajdi Murrizin, 31 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Tiranë në vitin 2024. Murrizi ishte dënuar me 6 vite burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, transmeton lajmi.net.
Në vitin 2022, gjatë një tentative për të dorëzuar një sasi lënde narkotike, Murrizi u kap nga shërbimet e Policisë, por arriti të largohej me shpejtësi me një automjet me targa të huaja, duke mos iu bindur edhe pikave të tjera të kontrollit të ngritura nga Policia në afërsi të Divjakës.
Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku do të vuajë dënimin e vendosur nga drejtësia shqiptare./lajmi.net/