Parashikimi i motit për të dielën

Të dielën pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit, pa luhatje të mëdha atmosferike. Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 14 deri në 17 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Përgjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga…

Lajme

15/11/2025 23:33

Të dielën pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit, pa luhatje të mëdha atmosferike.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 14 deri në 17 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

Përgjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë, duke krijuar kushte të qeta meteorologjike.

Në përgjithësi, dita e diel pritet të jetë e freskët në mëngjes dhe pak më e ngrohtë gjatë ditës, me mot stabil dhe pa reshje./lajmi.net/