Shehu tallet me kundërshtarët: Kemi diferencë rreth 550 vota me koalicionin “Agron Kuçi, Jetmir Tofaj & Le Prof. de Paris Nezir Kraki”
Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut dhe fitues i zgjedhjeve, Ruzhdi Sheu, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të votave të mërgatës nga KQZ, duke thënë se diferenca në favor të tij është thelluar edhe më shumë. Sipas Shehut, LDK ka marrë rreth 62% të votave të diasporës, duke krijuar në total një epërsi…
Lajme
Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut dhe fitues i zgjedhjeve, Ruzhdi Sheu, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të votave të mërgatës nga KQZ, duke thënë se diferenca në favor të tij është thelluar edhe më shumë.
Sipas Shehut, LDK ka marrë rreth 62% të votave të diasporës, duke krijuar në total një epërsi prej rreth 550 votash ndaj koalicionit të krijuar në balotazh mes kandidatit të AAK-së Agron Kuçi, kandidatit të LVV-së Jetmir Tofaj dhe Nezir Krakit, i cilësuar në marrëveshje me pseudonimin “Le Prof. de Paris”, transmeton lajmi.net.
Shehu e përdori këtë formulim edhe për ta ironizuar figurën e Krakit në reagimin e tij publik.
Ai theksoi se me këtë rezultat “është rrëzuar propaganda e 300 votave”, duke shtuar se LDK ka qenë e qetë gjatë gjithë procesit, e bindur se “e vërteta do të triumfonte”.
Shehu falënderoi junikasit brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen, duke premtuar se do të vazhdojë punën për qytetin “me ndershmëri dhe duar të pastërta”, teksa theksoi se Juniku është më i bashkuar se kurrë.
Postimi i plotë: