AAK me përgjigje përfundimtare: Nuk ka koalicion me VV-në, s’kemi votë për Konjufcën

AAK përfundimisht i ka shuar zërat për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje. Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili me anë të një postimi kë bërë të ditur se në mbledhjen e kryesisë të enjten, partia ka dal me qëndrim të prerë që vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme, transmeton lajmi.net. Sa i…

Lajme

15/11/2025 16:08

AAK përfundimisht i ka shuar zërat për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili me anë të një postimi kë bërë të ditur se në mbledhjen e kryesisë të enjten, partia ka dal me qëndrim të prerë që vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme, transmeton lajmi.net.

Sa i përket qëndrimeve të kryetarit të degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, i cili tha se duhet të shqyrtohet oferta e VV-së për koalicion, Xhemaili tha se këto ide duhet të prezantohen në mbledhje të Kryesisë.

Postimi i plotë:

AAK ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë të enjten, ku ka dalë me qëndrim të prerë, rrugëdalja e vetme nga gjendja në të cilën ndodhet vendi është shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Të gjithë ata që dalin në publik me ide të tjera, së pari është dashur t’i prezantojnë në mbledhje të Kryesisë, sikurse rasti i z. Besnik Krasniqit, i cili ka munguar në atë takim.
Nuk ka koalicion me VV, nuk kemi votë për Konjufcën dhe askënd nga radhët e tyre./lajmi.net/