Prattipati takon drejtorin e Doganës: Mirëpres përpjekjet që forcojnë tregtinë mes dy vendeve dhe rritjen ekonomike
E Ngarkuari me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ditën e sotme është takuar me drejtorin e Përgjithshëm të Doganës, Agron Llugaliu. Në njoftimin e ambasadës amerikane, bëhet e ditur se takimi është zhvilluar për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe përparimin e lehtësimin e tregtisë, shkruan Gazeta Express. Në njoftim thuhet edhe se,…
Lajme
E Ngarkuari me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ditën e sotme është takuar me drejtorin e Përgjithshëm të Doganës, Agron Llugaliu.
Në njoftimin e ambasadës amerikane, bëhet e ditur se takimi është zhvilluar për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe përparimin e lehtësimin e tregtisë, shkruan Gazeta Express.
Në njoftim thuhet edhe se, Prattipati i mirëpret përpjekjet që po forcojnë tregtinë dypalëshe dhe rritjen ekonomike për të dy vendet.
‘E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Agron Llugaliu, për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe përparimin në lehtësimin e tregtisë. Chargé Prattipati mirëpret përpjekjet që po forcojnë tregtinë dypalëshe dhe rritjen ekonomike për të dy vendet tona’’, thuhet në njoftim.