Murati i drejtohet Përparim Ramës: Kallëzimi penal është i rremë, marrëzia e tij nuk ka kufi
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar sërish ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas kallëzimit penal që ky i fundit pretendon se ka dorëzuar ndaj tij. Përmes një postimi në Facebook, Murati e ka cilësuar veprimin e Ramës si “marrëzi pa kufi” dhe ka deklaruar se kallëzimi penal është…
Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar sërish ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas kallëzimit penal që ky i fundit pretendon se ka dorëzuar ndaj tij.
Përmes një postimi në Facebook, Murati e ka cilësuar veprimin e Ramës si “marrëzi pa kufi” dhe ka deklaruar se kallëzimi penal është i rremë, raporton lajmi.net
Kryetari i Prishtinës kishte publikuar më parë kallëzimin penal të dorëzuar më 7 tetor, lidhur me mosalokimin e mjeteve financiare për Komunën e Prishtinës.
Murati ka theksuar se kallëzimi është bërë gjatë fushatës dhe se nuk mund t’i atribuojë Ministrisë përgjegjësinë për mosmiratimin e buxhetit të komunës brenda afatit ligjor.
“Besoj që dikush do duhej me njoftu Përparimin që kodi penal parasheh dënim me 3 muaj deri në 3 vjet burg për kallëzim penal të rremë”, ka shkruar Murati.
Ky është postimi i plotë i tij:
Marrëzia e Përparim Ramës nuk paska kufi. Vetë ai nuk ka arritë me e miratu buxhetin e Komunës brenda afatit ligjor, dhe tash mendon me e hedhë fajin e dështimit personal tek të tjerët me shfaqje sikur kjo me kallëzim penal.
Besoj që dikush do duhej me njoftu Përparimin që kodi penal parasheh dënim me 3 muaj deri në 3 vjet burg për kallëzim penal të rremë.
Siç edhe mund të shihet nga data, kallëzimi qenka bërë me datë 7 tetor, pra gjatë fushtaës zgjedhore. Dhe normalisht që aty ka qenë edhe qëllimi.
Tregoni dikush që është kry fushata. Tash do duhej me ju kthy punës./Lajmi.net/