Tragjedi në Brest të Francës – një çift shqiptar gjenden të vdekur në banesën e tyre, pranë tyre u gjet një pushkë gjahu
Një tragjedi tronditi lagjen Europe në Brest pasditen e të enjtes, kur një çift shqiptar, një burrë dhe një grua në të tridhjetat, u gjetën të vdekur në apartamentin e tyre në Rue Général-Paulet. Sipas mediave franceze, banori që njoftoi policinë raportoi se kishte dëgjuar dy të shtëna arme rreth orës 16:30, transmeton lajmi.net. Kur…
Bota
Një tragjedi tronditi lagjen Europe në Brest pasditen e të enjtes, kur një çift shqiptar, një burrë dhe një grua në të tridhjetat, u gjetën të vdekur në apartamentin e tyre në Rue Général-Paulet.
Sipas mediave franceze, banori që njoftoi policinë raportoi se kishte dëgjuar dy të shtëna arme rreth orës 16:30, transmeton lajmi.net.
Kur forcat e rendit mbërritën në vendngjarje, gjetën trupat e çiftit pranë një pushkë gjahu. Autoritetet po e trajtojnë ngjarjen si një rast të mundshëm të femicidit të ndjekur nga vetëvrasja.
Çifti kishte dy fëmijë. Njëri prej tyre nuk ishte në shtëpi gjatë ngjarjes, ndërsa fëmija më i vogël ndodhej në shkollë.
Tragjedia ka tronditur komunitetin lokal, i cili përpiqet të kuptojë shkakun pas këtij akti të dhunshëm./lajmi.net/