Glauk Konjufca e fton për takim Ramush Haradinajn – kjo është përgjigja e kryetarit të AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare si forcë e vetme, pa ndonjë koalicion parazgjedhor. Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Haradinaj tha se AAK nuk ka marrë asnjë propozim apo kërkesë zyrtare për bashkëpunim nga Lëvizja Vetëvendosje,…

Lajme

13/11/2025 18:52

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare si forcë e vetme, pa ndonjë koalicion parazgjedhor.

Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Haradinaj tha se AAK nuk ka marrë asnjë propozim apo kërkesë zyrtare për bashkëpunim nga Lëvizja Vetëvendosje, duke përjashtuar çdo mundësi për marrëveshje të fshehtë, transmeton lajmi.net.

Ai konfirmoi se ka pasur kërkesa për takime nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, por i cilësoi ato të panevojshme: “Kemi një vlerësim për figurën e zotrit Konjufca, por krijimi i një qeverie është proces tjetër. Kushdo që merr përgjegjësitë duhet të sigurojë votën. Ne nuk kemi pasur asnjë propozim apo kërkesë bashkëpunimi nga VV-ja. Ka kërkesa për takime, por nuk mendoj që ia vlen.”

Haradinaj shtoi se nuk ka plane për takim formal me Konjufcën: “Nëse do të kishte një propozim serioz, do të kishim reaguar. Por nuk ka pasur asnjë propozim bashkëpunimi apo ndarje të përgjegjësive. Nuk jam takuar dhe nuk kam plan të takohem vetëm për kafe”./lajmi.net/