Behrami godet ‘mehybët e VV-së’: Po e fshehni krimin elektoral me rrena e tabela të rreme

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar në lidhje me deklaratat e deputetëve e anëtarëve të VV-së në lidhje me dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë. Ai ka thënë se “per të mbuluar manipulimin më të madh elektoral në historinë e Kosovës, mehybët e VV-së e shpërndanë një tabelë të krijuar nga Studio Kosova…

Lajme

13/11/2025 10:40

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar në lidhje me deklaratat e deputetëve e anëtarëve të VV-së në lidhje me dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë.

Ai ka thënë se “per të mbuluar manipulimin më të madh elektoral në historinë e Kosovës, mehybët e VV-së e shpërndanë një tabelë të krijuar nga Studio Kosova e Re, me drejtoreshë Dejona Mihaili”.

“Pra, këta nuk iu besojnë fakteve të botës sëkëndejme. Këta iu besojnë rrenave të botës paralele të Kurtit. Por, qysh ka thënë babai i tyre ideologjik: rreni sa më shumë derisa ajo të bëhet e vërtetë! Por, kot e keni! Pa hetim të organeve të drejtësisë për manupilimin e votave në Mitrovicë, nuk do të ketë besim në asnjë proces zgjedhor!”, ka shkruar Behrami. /Lajmi.net/ 

Behrami godet ‘mehybët e VV-së’: Po e fshehni krimin elektoral me rrena e tabela të rreme!”

Postimi i tij i plotë: