Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Prishtinë, marrin një zingjir dhe para të gatshme

Një person ka raportuar se dje më 12 nëntor, kur është kthyer në shtëpi ka vërejtur se ambienti i brendshëm ishte dëmtuar dhe gjithashtu edhe një dritare e pasme e shtëpisë ishte e dëmtuar. Viktima ka raportuar se i mungonte një zingjir dhe para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, shkruan lajmi.net. “Prishtinë 12.11.2025-20:54 .Viktima…

Lajme

13/11/2025 09:22

Një person ka raportuar se dje më 12 nëntor, kur është kthyer në shtëpi ka vërejtur se ambienti i brendshëm ishte dëmtuar dhe gjithashtu edhe një dritare e pasme e shtëpisë ishte e dëmtuar.

Viktima ka raportuar se i mungonte një zingjir dhe para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, shkruan lajmi.net.

“Prishtinë 12.11.2025-20:54 .Viktima mashkull kosovar , ka raportuar se kur ishte kthyer në shtëpinë  e tij kishte vërejtur se ambienti i brendshëm i shtëpisë ishte i dëmtuar dhe po ashtu edhe një dritare e pasme e shtëpisë ishte e dëmtuar. Viktimës i mungonin një zingjir dhe para te gatshmene vlere te konsiderueshme”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/