Hallakamë në emision – Parim Olluri dhe Nezik Kraki nisen drejt njëri-tjetrit për t’u përplasur fizikisht
Në emisionin “Pressing” ndodhi një incident mes Nezik Krakit nga partia Guxo dhe gazetarit Parim Olluri, i cili për pak sa nuk përfundoi në përleshje fizike. Gjatë debatit të ashpër, Kraki dëgjohet duke i drejtuar Ollurit fjalët “Qyp atje zagar”, pas çka tensionet u përshkallëzuan, raporton lajmi.net Menjëherë më pas, Olluri shihet duke u ngritur…
Lajme
Në emisionin “Pressing” ndodhi një incident mes Nezik Krakit nga partia Guxo dhe gazetarit Parim Olluri, i cili për pak sa nuk përfundoi në përleshje fizike.
Gjatë debatit të ashpër, Kraki dëgjohet duke i drejtuar Ollurit fjalët “Qyp atje zagar”, pas çka tensionet u përshkallëzuan, raporton lajmi.net
Menjëherë më pas, Olluri shihet duke u ngritur e duke u drejtuar në drejtim të Krakit, ndërsa transmetimi televiziv ndërpritet në atë moment.
Momenti në video më poshtë: