PDK e konfirmon se ka dorëzuar ankesë në PZAP për procesin zgjedhor në Mitrovicë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se ka dorëzuar brenda afatit ligjor ankesën zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me procesin zgjedhor në komunën e Mitrovicës. Në komunikatën për media, PDK ka theksuar se ky veprim është ndërmarrë “në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës” dhe “në përputhje me…

Lajme

11/11/2025 18:49

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se ka dorëzuar brenda afatit ligjor ankesën zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me procesin zgjedhor në komunën e Mitrovicës.

Në komunikatën për media, PDK ka theksuar se ky veprim është ndërmarrë “në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës” dhe “në përputhje me ligjin”, me qëllim të garantimit të integritetit të procesit zgjedhor dhe votës së lirë, transmeton lajmi.net.

“PDK siguron qytetarët e Kosovës, e veçanërisht ata të Mitrovicës, se do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha procedurat ligjore për të garantuar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë vullnetin real të qytetarëve,” thuhet në njoftim.

Partia thekson se “vetëm rivotimi i bën drejtësi procesit zgjedhor dhe vullnetit qytetar”, duke shtuar se “vota është e shenjtë, dhe demokracia fillon e mbaron me ruajtjen dhe respektimin e saj.”

Njoftimi i plotë: 

Njoftim nga Partia Demokratike e Kosovës
Sot, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar, brenda afatit ligjor, ankesën zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Ky veprim është bërë në përputhje me ligjin dhe me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe votës së lirë të qytetarëve të Mitrovicës.
PDK siguron qytetarët e Kosovës, e veçanërisht ata të Mitrovicës, se do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha procedurat ligjore për të garantuar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë vullnetin real të qytetarëve.
Ne besojmë se vetëm rivotimi i bën drejtësi procesit zgjedhor dhe vullnetit qytetar.
Vota është e shenjtë. Demokracia fillon e mbaron me ruajtjen dhe respektimin e saj./lajmi.net/