Visar Ymeri e lëshon studion pas ofendimeve të Sadri Ramabajës

Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “Debat Plus” mes dy analistëve, Visar Ymeri dhe Sadri Ramabajës. Debati shpërtheu në momentin kur Ramabaja iu drejtua Ymerit se atij i ka mbetur merak që nuk është më në VV se do të ishte ministër tash, transmeton lajmi.net. Gjatë debatit të ashpër, Ramabaj ofendoi Ymerin duke…

Lajme

09/11/2025 23:00

Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “Debat Plus” mes dy analistëve, Visar Ymeri dhe Sadri Ramabajës.

Debati shpërtheu në momentin kur Ramabaja iu drejtua Ymerit se atij i ka mbetur merak që nuk është më në VV se do të ishte ministër tash, transmeton lajmi.net.

Gjatë debatit të ashpër, Ramabaj ofendoi Ymerin duke i thënë “ti je analafabet politikë”.

Kjo bëri që Ymeri të lëshoj studion, duke thënë se nuk dëshiron që të vazhdoj të debatoj me këtë gjuhë./lajmi.net/