Elezaj del i pari, nis festën në Klinë: Do të vazhdojmë të punojmë për interesat e të gjithë qytetarëve
Kandidati i AAK-së për kryetar të Klinës, ka dal i pari bazuar në numërimin e 88,71% të vendvotimeve. Ai sipas këtyre rezultateve, ka marrë 58,58% ndërsa Sokol Bashota ka marrë 41,42% të votave. Elezaj ka filluar festën me qytetarë të Klinës, ndërsa ka thënë se do të vazhdojnë të punojnë për interesat e të gjithë…
Lajme
Kandidati i AAK-së për kryetar të Klinës, ka dal i pari bazuar në numërimin e 88,71% të vendvotimeve.
Ai sipas këtyre rezultateve, ka marrë 58,58% ndërsa Sokol Bashota ka marrë 41,42% të votave.
Elezaj ka filluar festën me qytetarë të Klinës, ndërsa ka thënë se do të vazhdojnë të punojnë për interesat e të gjithë qytetarëve të Klinës.
“Faleminderit shumë të gjithë qytetarëve të Klinës për besimin që na kanë dhënë për t’iu shërbyer katër vitet e ardhshme, pa dallim, për të gjithë qytetarët e Klinës, ashtu siç kemi shërbyer tetë vite deri më tani. Do të vazhdojmë të punojmë për interesat e të gjithë qytetarëve të Klinës. Uroj për këto zgjedhje, uroj për mbarëvajtjen e procesit. Qytetarëve iu preferoj që t’i vazhdojnë festat në shtëpi”, ka thënë Elezaj. /Lajmi.net/