Reagon Arian Tahiri: Faleminderit Mitrovicë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00. Ai tha se qytetarët e Mitrovicës e thanë fjalën e tyre. Sipas tij, Tani është radha e komisionerëve dhe vëzhguesve që ta numërojnë çdo votë me kujdes e ndershmëri, duke respektuar vullnetin e votuesve mitrovicas. “Le të…

Lajme

09/11/2025 19:41

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00. Ai tha se qytetarët e Mitrovicës e thanë fjalën e tyre.

Sipas tij, Tani është radha e komisionerëve dhe vëzhguesve që ta numërojnë çdo votë me kujdes e ndershmëri, duke respektuar vullnetin e votuesve mitrovicas.

“Le të tregojmë maturi, sepse besimi i qytetarëve është më i vlefshëm se çdo rezultat. Faleminderit, Mitrovicë”, shkruan Tahiri në Facebook.

Exit Poll është realizuar nga Baton Haxhiu ka nxjerrë fitues Arian Tahirin e PDK-së në Mitrovicë me 50.9 %, ndërkaq Faton Peci i Vetëvendosjes ka marrë 49.1 %.